Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se nuk mund ta pranojë se bombardimet e NATO-s ishin agresion i nevojshëm dhe një zgjedhje në mes të dy të këqijave.
“Ishte një agresion që ishte krejtësisht i gabuar, ishte një krim që e ktheu prapa rajonin”, tha ai për televizionin Happy, transmeton Klan Kosova.
Ai gjithashtu tha se nuk mund të pajtohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, i cili tha dje se “agresioni nuk ishte drejtuar kundër popullit”. Vuçiç theksoi se rreth kësaj nuk mund të jetë dakrod me Stoltenbergun megjithëse ka një bashkëpunim të mirë me të pasi kjo është puna e tij, “sepse ne duhet të punojmë së bashku për të mbrojtur popullin tonë dhe objektet e shenjta në Kosovë”. Më 24 mars u bën 20 vjet qëkur Aleanca Veri-Atlantike nisi fushatën ajrore kundër caqeve serbe e cila zgjati 78 ditë.