Në kushtet kur opozita nuk ka depozituar emrat e komisionerëve për KZAZ, kreu i KQZ-së Klement Zguri iu drejtua qytetarëve që ti plotësojnë këto vende.
Klement Zguri: Nuk pritet që kjo të vijë nga partitë politike. Duhet që proceset zgjedhore përmes aplikimit të tyre si administratorë zgjedhorë të bëhen model qytetarie.
5 parti të reja janë regjsistruar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të qenë pjesë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Në mbledhjen e Komsionit Qëndror të Zgjedhjeve morën zyrtarisht mandatet edhe 3 deputetë nga listat shumëemërore të PD dhe LSI.
Në qarkun e Elbasanit nga listat e Partisë Demokratike do të jetë Arben Elezi që do të zëvendësojë Edmond Spahon, ndërsa në qarkun e Vlorës, në vend të Agron Shehajt do të marrë mandatin e deputetit Adriatik Alimadhi.
Nga Listat e LSI në qarkun e Shkodrës, ish-deputeti Agron Çelaj do të zëvëndësohet nga Amra Barova.
Por në një kohë që 3 deputetë të rinj do të marrin mandatin, 11 kandidatë nga PD dhe 2 kandidatë për deputetë nga LSI e kanë refuzuar atë, duke mos dorëzuar formularin e dekriminalizimit pranë KQZ.
Komisioni i Zgjedhjeve hodhi edhe shortin, i cili përcaktoi 23 ekspertë kontabël, të cilët do të kontrollojnë fondet e përftuara dhe të shpenzuara gjatë 2018.