Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar lajmin qe qarkullon prej pak kohësh në media, në lidhje me gazetën “Mother Jones’ dhe lobimeve të PD-së në SHBA. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili shkruan se gazeta amerikane prodhoi një dengël komike të cilës të gjithë i kthyen menderen.
Në postimin e tij Vasili, nuk kursen pretendimin se është paguar nga ER.tv.
“Mother Jones i meku gazit te gjithe.
Ngushellime popullore per Mother Jones per deshtimin e saj qesharak dhe liliput, ne objektivin madheshtor per te bere hatanë ne situaten politike.
Te gjithe u dhj…. gazit me Mother Jones dhe me korespondentet politike te prokurorise politike,qe prodhuan thjesht nje dëngël komike te ciles te gjithe i kthyen menderen.
Ishallah i kane marate parate paradhenie nga ER tv se ndryshe gishtin do marrin,pas ketij deshtimi qesharak.”-shkruan Vasili.