Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto sot me 12 studentë, të përzgjedhur për të qenë pjesë e Agjencisë së Investimeve të Huaja.
Përmes një postimi në ‘Facebook”, Rama sqaron se të gjithë studentët janë me mesatare 10.0 dhe se do jenë pjesë e Agjencisë së Investimeve të Huaja, e cila si pjesa tjetër e administratës po i nënshtrohet një reforme të thellë.
“Me 12 ekselentët me mesatare 10.0 që u përzgjodhën për t’u bërë pjesë e Agjencisë së Investimeve të Huaja, në momentin e një reforme të thellë strukturore të kësaj agjencie, ku vajzat e djemtë e përzgjedhur do të kontribuojnë si përfaqësues të agjencisë, në kryeministri e në ministritë përkatëse, në komunikimin dhe ndërveprimet e qeverisë, me subjektet e interesuara për të investuar në Shqipëri”-shkruan Rama.