Maqedonia në alarm nga Fruthi

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fruthi është kthyer në një shqetësim shumë serioz në Europë. Pas Greqisë edhe Maqedonia po vuan nga rritja e numrit të të prekjurve me virusin e Fruthit. Në spitalin e Strugës vazhdojnë dhe shtohen rastet e të prekurve më Fruth, ku vetëm sot janë shtuar edhe dy raste të tjerë. Numri i përgjithshëm i të prekurve në Strugë ka shkuar në 26.

“Në Strugë ditët e fundit u infektuan gjithashtu edhe shtatë punonjës. Ndërsa, nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër, sigurojnë se ka vaksina të mjaftueshme.”-tha Mentor Ibraimi, doktor i Mjekësisë shkollore.

Në çdo moment, Qendra e Shëndetit Publik është në dispozicion me një numër të mjaftueshëm të vaksinave kundër fruthit, për të gjithë ata që kanë nevojë nga 12 muaj deri në 45 vjeç.

“Duke pasur parasysh që numri tashmë ka tejkaluar 24 persona me fruth, presim që ky numër të rritet në 10 deri 15 ditët e ardhshme.”-theksoi Sasho Toçkov, drejtor i Qendrës për Shëndetësi Publike.

Shkollat dhe kopshtet në Strugë u udhëzuan, që të rrisin nivelin e higjienës, të respektohen rekomandimet për dezinfektim dhe ajrosje të hapësirave, por edhe të mos pranohen fëmijë të pavaksinuar. Autoritetet shëndetësore presin që epidemia të vazhdojë të përhapet.

 

Zjarr Tv Ad