Betohet si deputet, Alimadhi: Mandati i Ballit, PD nuk respektoi asnjë marrëveshje

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i partisë Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi, të cilit ditën e djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin e deputetit, pasi në zgjedhjet e vitit 2017 ishte pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Demokratike, ka shkuar sot në Parlament.

Ndërsa pritet të betohet si deputet, në hyrje të seancës, ai tha se mandati është i Ballit Kombëtar dhe se do të vihet në funksionim të plotë të kauzës së Mithat Frashërit dhe Shqipërisë etnike.

“Të gjitha marrëveshjet, Partia Demokratike nuk i ka respektuar ndaj Ballit Kombëtar dhe për këtë unë jam sot dëshmitar. Jam konsultuar me zotin Basha dhe personalisht jam në dispozicion të vendimit të kryesisë së partisë”, u shpreh Alimadhi.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu dha sot mandatin e deputetit këtë të mërkurë, tre kandidatëve të tjerë në radhët e opozitës, duke çuar në 17 numrin e ligjvënësve të rinj. KQZ i dha mandatin e demokratit Edmond Spaho në Elbasan, Arben Elezit.

Ndërsa të Agron Shehaj në Vlorë, KQZ ia kaloi Adriatik Alimadhit.

Sakaq Amra Barova, kandidate e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër, mori mandatin e Agron Çelaj.

Ndërkohë më herët kanë pranuar mandatin e deputetit dhe janë betuar në Parlament, Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj (Kapllanaj) nga radhët e LSI, të cilët u betuan në Parlament të enjten e kaluar.

Më herët janë betuar edhe Elda Hoti e LSI, Erdiola Braha e LSI, Edlira Hyseni e LSI dhe Lefter Maliqi, Majlinda Halilaj, Ligoraq Karamelo, Alban Zenelin nga radhët e Partisë Demokratike.

Të parët fare që pranuan mandatin e deputetit ishin Edmond Rushiti, Ylli Shehu, Enver Roshi dhe Ediola Braha nga radhët e LSI.

Zjarr Tv Ad