Protestuesit e opozitës janë larguar nga ambientet para Parlamentit, pas tre orësh protestë dhe fjalime.
Të prirë nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialuste për Integrim, Monika Kryemadhi, ata janë nisur në një marshim-protestë.
Pas disa minutash marshim në grup, ata janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme, ndërsa nuk dihet ecuria e mëtejshme e protestës.
Në fjalën e tij gjatë protestës, Basha tha se protestat nuk do të ndalin deri në rrëzimin e “qeverisë kusure dhe kryehajdutit”.
Basha u zotua se do të hidhen themelet e një demokracie sipas parimeve ndërkombëtare dhe një parlament që ti takojë popullit dhe një drejtësi e pavarur, ku do të ndëshkohen politikanët e lidhur me krimin.
Ai përshëndeti të arrestuarit e protestave të kaluara duke thënë se, “ora e padrejtësisë do marrë fund”.
Basha tha se qytetarët do i përgjigjen Edi Ramës dhëmbë për dhëmbë, “Liri a vdekje, demokraci a vdekje”.
Sipas tij nëse nuk ka zgjidhje politike, monopoli i parë që do shkatërrohet është ai i dhunës politike, duke deklaruar se “Ora e hakmarrjes popullore po afron”.
Gjithë fjala e liderit të opozitës u shoqërua me momenti tensioni dhe përplasje fizike, ku protestuesit tentuan të çajnë kordonin e policisë