Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Edhe pse Greqia është një prej vendeve ku duhani konsumohet më shumë në Evropë, është një fshat ku askush nuk tymos. Fshati ndodhet në Kretë dhe mburret me faktin se aty nuk pihet duhan nga asnjë person i vetëm.
Fshati quhet Skotino dhe ndodhet në Bashkinë e Hersonissos, Heraklion. 40 vite më parë banorët vendosën të linin duhanin.
Ishte një lloj ligji i pashkruar dhe të gjithë vazhduan ti bindeshin. Tradita u kalua brez pa brezi dhe është respektuar nga të gjithë banorët deri më sot. Në fshat, nuk ka vende për të blerë cigare, ndërsa vizitorët dhe turistët gjithashtu shmangin pirjen e duhanit