Tabaku: Pse pastrimi i parave pengon zhvillimin e biznesit të ndershëm

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarja e kryesisë së PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas daljes së raportit të DASH për narkotrafikun ndërkomnbëtar, ku në kapitullin për Shqipërinë, parametrat ishin aq shumë të përkeqësuar sa heshtja e qeverisë është më fajtore.

Sipas znj. Tabaku, raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit theksoi dhe njëherë atë që Partia Demokratike ka ngritur si shqetesim real per ekonominë, pastrimin e parave. DASH thote e zeza mbi te bardhe se:

  1. Shqipëria nuk ka kryer asnjë progres cilësor drejt luftës apo minimizimit të pastrimit të parave dhe krimeve financiare gjatë 2018. Shqipëria mbetet një vend vulnerabël sa i takon pastrimit të parave dhe korrupsionit, rritjes së grupeve të mirëstruktuara kriminale me flukse të larta financiare që qarkullojnë nga jashtë në formën e remitancave.
  2. Krimet më të përhapura në Shqipëri janë ato të trafikimit të drogës, evazionit fiskal dhe kontrabandës (që ndihmohet nga puna e dobët e doganës).
  3. Shqipëria shërben si një bazë operacionale e krimit të organizuar dhe organizatave të lidhura me to që operojnë në SHBA, Europë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.
Zjarr Tv Ad