Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Pas pezullimit të 6 punonjësve të policisë së Burgut të Shënkollit në Lezhë për shkak se kanë tentuar të fusin drogë brenda ambienteve të këtij institucioni, vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar një vizitë blic në IEVP Shën Koll.
Gjatë fjalës së saj ajo ka theksuar se shkeljet e ndodhura së fundi në këtë IEVP nuk do të tolerohen, por do të vlejnë si shembull për të gjithë drejtuesit e tjerë.
“Lufta kundër korrupsionit, rritja e cilësisë së trajtimit të të paraburgosurve dhe të burgosurve do të jenë temat primare në sistemin penitenciar”, është shprehur Gjonaj.