Raporti i DASH, Spahiu sulmon Fleckenstein: I vetmi i huaj që mbyll sytë përballë fakteve

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka sulmuar hapur eurodeputetin  Knut Fleckenstein. Sipas Spahiu, Fleckenstein është i vetmi ndërkombëtar i cili nuk mban qëndrim kritikë dhe mbyllë sytë përballë fakteve.

“Nëse Edi Rama nuk është përgjegjës për 128 oficerë policie të cilësuar si persona të involvuar në trafik droge; nëse Edi Rama nuk është përgjegjës për një strukturë bashkëpunimi mes organeve të policisë dhe bandave kriminale, them që Edi Rama nuk është fajtor. Gjithë kjo strukturë e ngritur kriminale, i faturohet vetëm Kryeministrit. Nuk besoj se është më i paditur se ministrat e Rendit pas 2016. Janë dy ministra nën akuzë; njëri për familjarë të përfshirë në marrëdhënie të tilla, tjetri i akuzuar direkt. Është përgjegjësia e Ramës për gjithë këtë mbarëvajtje.
Knuti Fleckenstein, ka mbyllur sytë përpara këtij fakti”, është shprehur Përparim Spahiu.

Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, në një intervistë në Top Channel, ish-deputeti nuk la pa përmendur dhe raportin e DASH.

“DASH e cilëson Shqipërinë si vend prodhues të kanabisit dhe vend transit të drogave të forta, duke përmendur edhe dy laborator të përpunimit të drogës, në Xibrakë dhe Kukës. Përfshirja e shtetit, vështirësia e luftës ndaj korrupsionit, mungesa e institucioneve për të luftuar këtë fenomen, e bëjnë situatën të rëndë për vendin. Me reformën në drejtësi, do e kemi të largët ditën që të shohim dënime me burgim të përjetshëm. Kemi një ringjallej të krimit dhe ata do merren me punë që dinë të bëjnë”, përfundon Spahiu.

Gjithashtu ai është shprehur se opozita nuk ka bërë mjaftueshëm në luftën kundër lëndëve narkotike në Shqipëri.

 

Zjarr Tv Ad