Apple do të vijë me kartë krediti

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Apple ka njoftuar se do të sjellë kartën e saj të kreditit, Apple Card.

Do të jetë i disponushëm në celularët iPhone, por edhe si kartë normale që do fillojë funksionimin në verë, thotë kompania.

Versioni i iPhone merr 2% interes për çdo blerje, nuk ka tarifa të vonuara, tarifa vjetore ose pagesa ndërkombëtare, tha zëvendës drejtoresha e Apple Pay, Jennifer Bailey.

Karta është krijuar me ndihmën e Goldman Sachs dhe MasterCard.

Firma mbajti një ceremoni në Kaliforni, SHBA për të njoftuar një numër shërbimesh të reja dhe të zgjeruara.

Shefi Ekzekutiv Tim Cook ishte i qartë duke thënë se eventi mbahej për të njoftuar shërbimet e reja, jo pajisjet e reja.

Karta Apple është një ndryshim për gjigantin 42-vjeçar të teknologjisë.

 

Zjarr Tv Ad