Manastirliu: Do të riorganizohen spitalet bashkiake

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në spitalin e Kuçovës është shënuar lindja e parë pas shumë vitesh, me ardhjen e mjekes gjinekologe në këtë spital. Për herë të parë në një spital bashkiak është punësuar një specialist për sëmundjet e brendshme, ndërsa edhe shërbimi i Pediatrisë ka tashmë mjekë të specializuar.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se po investohet jo vetëm në spitalet rajonale, por, për të garantuar shërbimin bazë afër vendbanimit, po investohet në infrastrukturë dhe burime njerëzore edhe në spitalet bashkiake.

“Jam shumë e kënaqur që spitali i Kuçovës, deri dje një ngrehinë e harruar, po investohet jo vetëm në infrastrukturë të përmirësuar, por mbi të gjitha, në burime njerëzore. Tre mjeke të reja specialiste, në shërbimin e Pediatrisë, Gjinekologjisë dhe Sëmundjeve të Brendshme tashmë janë pjesë e këtij spitali, duke jetësuar dhe fuqizuar shërbimet e specializuara në këtë spital bashkiak”,- deklaroi Manastirliu.

Mjeket e reja që i shtohen spitalit të Kuçovës sapo kanë përfunduar specializimin 4-vjeçar dhe në bazë të kontratës me Ministrinë e Shëndetësisë, i janë atashuar spitalit të Kuçovës. 168 mjekë specialistë që kanë kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë po punësohen në të gjitha spitalet e vendit, duke plotësuar shumë prej nevojave me mjekë të krijuara nga bllokimi 8 vjet më parë, për 4 vite rresht, i specializimeve në mjekësi.

 

Zjarr Tv Ad