Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një avion i linjës Blue Panorama, me rreth 200 pasagjerë në bord, nuk është nisur drejt destinacionit. Supozohej se avioni i linjës Tiranë-Genova duhet të ishte nisur në 11:49 por e ka shtyrë fluturimin për në orën 17:00. Mësohet se fluturimi është shtyrë për shkak të një defekti që ka pësuar avioni, pasagjerët janë detyruar të presin rreth 6 orë në ambjentet e aeroportit të Rinasit.
Kjo nuk është hera e parë që avioni i kompanisë “Blue Panorama” pëson defekt. Kujtojmë se rreth një muaj më parë një avion i të njëjtës kompani u detyrua të bënte një ulje emergjente për shkak të një avarie me motorët.
Ngjarja përhapi panik te qytetarët, ndërsa Aviacioni Civil u mjaftua vetëm me një reagim për shtyp.