Rama: Të nxjerrim nga universitetet, sharlatanët që shiten si doktor shkencash

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në Tiranë, bibliotekën dixhitale falas ‘ulibrary.rash.al’, e cila vjen pas protestës dhe si realizim i kërkesave të studentëve.

Në fjalën e rastit Rama tha, “Sharlatanët duhet ti nxjerrim nga universitetet, këta njerëz që shiten si doktor shkencash”.

Duke folur për transparencën e titujve akademik, ai tha se studentët duhet të vlerësojnë performancën e pedagogëve.

Sipas tij, pedagogët e mirë do të ndahen nga ata sharlatanët dhe kjo do bëhet përmes pikave që të menduara mirë.

Ai shigjetoi rektoratin, duke thënë se nuk ka bërë ndonjë gjë në drejtim të transparencës së titujve akademikë, por bën sikur nuk dëgjon.

Rama evidentoi si problematikë, edhe shitjen e librave në këmbim të notës, duke kërkuar që për këtë të marrë masa universitet

Zjarr Tv Ad