Tifozët shqiptarë presin qershorin (sipas FSHF-së) për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Moldavi më 11 qershor në stadiumin e ri “Arena Kombëtare”.
Por kohët e fundit kjo datë është vënë në dyshim. Kjo edhe si pasojë e ndërprerjes së punimeve në këtë impiant, një vendim i marrë ditën e sotme.
Para dy ditësh, në këtë impiant humbi jetën shtetasi N.I, babai i dy fëmijëve gjatë punës brenda në stadium, kur ai ra nga lartësia dhe ndërroi jetë në spital.
Sot, inspektorja e zyrës së punës, Irena Gjoka bëri me dije se puna në kantierin e ndërtimit të stadiumit do të ndërpritet derisa të hetohen të gjitha shkaqet e kësaj ngjarje.
Po ashtu, do të hetohet nëse kompania “Alb Star” mbulon sigurinë e nevojshme gjatë orarit të punës. Pa dalë rezultati i plotë i hetimeve nuk do të kryhet më asnjë punim sipas inspektores Gjoka, e cila bëri me dije se fillimisht duhet të sigurohet jeta e punëtorëve.