Opozita proteston, tensione tek Ministria e Brendshme

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tensione tek Ministria e Brendshme mes protestuesve të Unazës së Re dhe Policisë. Me protestuesit ka qenë edhe ish-deputeti Klevis Balliu.

Maxhoranca ka vendosur të mbledhë sot parlamentin në seancë plenare e njëkohësisht opozita ka vendosur të protestojë. Ashtu siç në fakt ka ndodhur edhe disa herë të tjera që prej muajit shkurt.

Njëkohësisht me marrjen e vendimit për protestë është mobilizuar dhe policia. Forca të shumta policie do të jenë të stacionuara tek parlamenti dhe pranë disa institucioneve të tjera kyçe.
Protesta e fundit ishte më 28 mars dhe policia procedoi penalisht 28 persona, mes tyre dhe organizatori, sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme që do i hapnin rrugën Shqipërisë drejt integrimit.

Nga 16 shkurti opozita ka organizuar 8 protesta para Kryeministrisë dhe parlamentit. E fundit ishte më 28 mars. Opozita ka djegur mandatet parlamentare, një pjesë e të cilave janë zëvendësuar nga deputetë të rinj, kandidatë të listave të PD dhe LSI të 2017.

Se kreu i PD-së Lulzim Basha nuk do të jetë në protestën e sotme pasi ndodhet në Gjermani për disa takime.

Tensione tek Ministria e Brendshme
Ora 9:45- Ka nisur me përplasje mes protestuesve e policëve të vendosur pranë Ministrisë së Brendshme, protesta e sotme opozitës. Banorë të Unazës së Re kanë tentuar të kalojnë tek Pedonalja për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë por nuk janë lejuar nga policia.

Me ta ishte ish-deputeti i PD Klevis Balliu dhe përfaqësues të tjerë të opozitës. Më pas banorët iu kanë kërkuar policëve t’i bashkohen protestës dhe kanë bërë thirrje “Rama ik”.

Zjarr Tv Ad