Dy makina janë djegur gjatë natës në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 pranë zyrave të punësimit në Durrës.Të njëjta burime zbulojnë se makina e djegur është në pronësi të shtetasit Bedri Dërvishi 50 vjeç i cili është në betejë ligjore me IKMT, për prishjen e një kioske te Ura e Dajlanit.
Nuk dihen akoma rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, nëse është aksidental apo i qëllimshëm.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po edhe heton edhe pistat e mundshme të incidentit.“Më datë 03.04.2019, rreth orës 02:50, në lagjen Nr. 4 ,Durrës ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit B.D.,50 vjeç, banues në lagjen nr 4 ,Durrës për pasojë është djegur pjesërisht dhe automjeti i shtetasit H.H., 64 vjeç , banues në lagjen Nr 4 Durrës , i cili ishte i parkuar në afërsi.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”-njofton policia.