“Ik!” Protestuesit me pranga në duar para Parlamentit

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Po mbahet ditën e sotme protesta e tetë e opozitës, qysh nga vendimi për djegien e mandateve të deputetëve.

Protestuesit janë mbledhur para Parlamentit, teksa po mbahet seanca e përjavshme parlamentare.

Ndërkohë protesta e opozitës drejtohet nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe ish-deputeti demokrat Edi Paloka.

Po ashtu në drejtim të protestës është edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi si dhe ish-deputetët e partisë së saj.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk është në protestë, për shkak se ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani.

Protestuesit mbajnë në duar parulla ku shkruhet “Ik”, në adresë të Kryeministrit Edi Rama.

Një grup të rinjsh me pranga janë lidhur para Parlamentit me thirrjen: “Liri, Demokraci, Shpresë.”

Zjarr Tv Ad