Qysh në nisje të seancës së sotme parlamentare, është betuar si deputete Amra Barova e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila zë vendin e Agron Çelës në Shkodër.
Ajo duhej të betohej në seancën e së enjtes së kaluar, por mungoi për shkak se solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Në seancën e kaluar u betua kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, duke zënë vendin e Agron Shehajt, ish-deputet i PD në Vlorë.
Ndërkohë Arben Elezi, zuri vendin e Edmond Spahos, si deputet për Elbasanin.
Më herët kanë pranuar mandatin e deputetit dhe janë betuar në Parlament, Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj (Kapllanaj) nga radhët e LSI.
Po ashtu janë betuar edhe Elda Hoti e LSI, Erdiola Braha e LSI, Edlira Hyseni e LSI dhe Lefter Maliqi, Majlinda Halilaj, Ligoraq Karamelo, Alban Zenelin nga radhët e Partisë Demokratike.
Të parët fare që pranuan mandatin e deputetit ishin Edmond Rushiti, Ylli Shehu, Enver Roshi dhe Ediola Braha nga radhët e LSI.