Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është parë sot në mëngjes duke hyre në kancelarinë federale gjermane në Berlin. bëhet me dije se Basha ka takime me zyrtarë të rëndësishëm në kancelarinë e drejtuar nga Angela Merkel.
Kreu i PD ka udhëtuar ditën e djeshme për në Gjermani ku, ai do të ketë takime edhe me drejtues të Parlamentit Gjerman, Bundestagut, zyrtarë të lartë të Qeverisë Federale, drejtuesit e partive simotra CDU dhe CSU etj.
Vizita e shefit të opozitës në Gjermani vjen pas asaj në Bruksel ku Basha u takua me kryetaren e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer, presidentin e PPE Joseph Daul dhe eurodeputetë. Vizita e kreut të PD në Gjermani është e para që pas djegies së mandateve dhe kërkesave të opozitës për krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.