Përplasje te MB, Balliu: Bëhet vetëm për shoqërime

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur me  përplasje protesta e organizuar sot nga opozita. Pak para nisjes së  seancës plenare, protestuesit e grumbulluar pranë Ministrisë së Brendshme janë përplasur me efektivët e policisë.

I pranishëm gjatë momentit të përplasjes, ish- deputeti i PD-së Klevis Balliu nuk kurseu akuzat ndaj policisë ndërsa u shpreh se i gjithë tensioni u provokua nga këta të fundit.

“Kjo këtu bëhet vetëm për shoqërime. Kjo këtu është pikë grumbullimi. Përplasen vetëm për të krijuar një hapësirë për të shoqëruar njerëzit. Po të mendonin kaq për të kapur kriminelët, Shqipëria do të ishte një vend më i sigurtë sot.”-u shpreh Balliu.

Një nga protestuesit e cilësoi të turpshme të gjithë përplasjen.

“Ky është parlamenti iligjitim, është parlamenti i krimit, është turp çfarë po ndodh këtu. Nga ne paguheni dhe ju zotëri. Nuk ju vjen turp.”-u shpreh një nga protestuesit.

Zjarr Tv Ad