Kryetari i KQZ Klement Zguri po mban fjalim në parlament. Zguri në fjalën e tij foli për punën që ka bërë KQZ gjatë 2018. Ai vuri në dukje se janë verifikuar shkelje nga partitë, edhe nga PD.
“KQZ në vitin 2018 ka bërë një punë të madhe. KQZ në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare ka zhvilluar konferenca në lidhje me trajtimin e komisionerevë, edukimin qytetar, financimin e partive politike etj, të cilat kanë pasur si qëllim studimin e politikave më të mira që KQZ duhet të merrte për një politikë më të mirë në vitin 2019. Analizimi i vendimmarrjes së KQZ në vitin 2017 është realizuar përmes proceseve demokratike, në bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë. KQZ ka punuar në mënyrë të drejtë për çdo parti politike. Sa i përket lobimit të PD, KQZ ka bërë punën e saj sipas praktikave më të mira ndërkombëtare. Janë gjetur shkelje, edhe nga PD”, tha Zguri.
Ai shtoi se KQZ mori përsipër të zbatojë ligjin e dekriminalizimit.
“KQZ ka bërë një punë të mirë sa i përket zbatimit të ligjit të kriminalizimit. Ne kemi verifikuar me hollësi çdo person që zgjidhet ose emërohet në funksion politik. Në lidhje me raste kur ka pasur shkelje nga zyrtarët, por ata nuk përfshiheshin në sferën e ndalimit, është bashkëpunuar me Prokurorinë”, nënvizoi Zguri.
Ndërkaq, opozita po zhvillon protestën e radhës të saj kundër kryeministrit të vendit Edi Rama dhe qeverisë, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën si po qeveriset vendi.
Protestues të shumtë opozitarë, drejtuar nga deputeti Klevis Balliu kanë marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit, me thirrjet “Rama ik”.