Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një avion i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar sot në Maqedonin e Veriut, në lokalitetin e malit “Koka e Selanikut” në malet e Jakupicës, përcjellë portali MKD. Sipas informacioneve të para, me këtë avion po udhëtonte një familje, e cila ka humbur jetën. Bëhet fjalë për një cift bashkëshortësh me dy fëmijë. Avioni ka qenë me regjistrim gjerman dhe po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes. Mbetjet e tij janë gjetur në malet e Jakupicës, Avioni është aksidentuar si pasojë e motit të keq dhe turbulencave.