Rama: Nuk kemi për t’i hapur rrugë kurrë opozitës

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në parlament u shpreh se opozita sot nuk pranon dot faktin që është në opozitë. Rama u shpreh se opozita, duke qenë e paaftë të fitojë, kërkon të bëhet shumicë me zjarr dhe duke hedhur bojë të zezë për Shqipërinë në gjuhë të huaj. Kreu i qeverisë u shpreh se qeveria nuk ka për t’i hapur kurrë opozitës.

“Ne kemi mundur Saliun, kur Saliu kishte shtetin, kur na vidhej vota jonë. Ne mundëm Saliun, nuk mundemi dot Lulin me Salianjin dhe shokë? Kjo është qartësisht e dukshme. Opozita vetëm nxin Shqipërinë sepse është në opozitë dhe nuk fiton dot përballë nesh. Ata gjejnë vetëm justifikime, duke bërë sikur ne jemi problemi pse nuk mbahen zgjedhje të drejta. E vërteta është se ata nuk na mundin dot”, tha Rama.

Edi Rama vlerësoi se opozita e vendit ka braktisur qytetarët me djegien e mandateve. Ai foli edhe për reformën zgjedhore.

“Qytetarët opozitarë të vendit janë braktisur nga PD dhe LSI. Opozita ka shkatërruar veten. Sa i përket reformës zgjedhore, jemi totalisht dakord me rekomandimet që jep OSBE-ODIHR. Patjetër që mund të ketë probleme, por do bëjmë më të mirën. Nuk është shpikur ende një sistem zgjedhor, që t’ja japë Bashës pushtetin në tavolinë”, tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se PS do të bëjë të mundur votën e emigrantëve shqiptarë. Edi Rama tha gjithashtu se PS është gati të fusë teknologjinë off linë në zgjedhje.

“PS do të bëjë të mundur votën e emigrantëve. Do të fusim edhe teknologjinë off line. Për Reformën Zgjedhore ne po bëjmë gjithçka, sipas rekomandimit të OSBE-ODIHR. Ne jemi gati të ashpërsojmë ligjin për të dënuar shit-blerjen e votës. Reforma Zgjedhore nuk vlen në këto zgjedhje”, u shpreh Rama. Edi Rama tha se opozita po dëmton imazhin e Shqipërisë, po shkatërrojnë rekomandimet për hapje të negociatave.

Zjarr Tv Ad