Rrjeti 5G lidh 1 milionë pajisje në 1 km katror

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Brenda pak vitesh të gjithë do të jemi të lidhur me rrjetin më të fuqishëm ndonjëherë. Kjo nuk do të jetë vetëm për internetin, por nëse sot shpenzojmë 1 miliardë euro në minutë në Web me përdorues në mbarë botën, çfarë do të ndodhë me këtë bum teknologjik?

A jeni gati për 5G? Teknologjia e re ultra e shpejtë e qasjes në internet premton një revolucion të ri në mënyrën se si punojmë, argëtohemi, komunikojmë, hyjmë në Web.

Nuk është vetëm një çështje shpejtësie: ndërsa “revolucionet” e mëparshme, për shembull kalimi nga 2G në 3G ose nga 3G në 4G, në fakt ishin ekskluzivisht rritja e shpejtësisë së transmetimit të të dhënave, 5G duket si një ndryshim i vërtetë teknologjik.

Ndryshe nga rrjetet aktuale (2, 3, 4G), të cilat përdorin banda specifike transmetimi, 5G ofron lidhjen në të gjithë spektrin e frekuencës: kjo nënkupton mundësinë e ofrimit të shërbimeve heterogjene me kërkesa shumë të ndryshme.

Çdo shërbim mund të konfigurohet për të përdorur pjesë të ndryshme të rrjetit, në një tërësi të vetme, e cila, nga një këndvështrim praktik, bëhet një lloj rrjeti virtual i dedikuar për atë përdorim specifik.

E gjithë kjo kërkon një teknologji të vendosur, të aftë për të garantuar kohëzgjatjen e vonesës më të ulët se 1 mili sekondë, shpejtësinë maksimale prej 10 deri në 20 Gbps, besueshmërinë (vlerësuar në 99.9999%) dhe një aftësi të frikshme për të menaxhuar “densitetin” e lidhjeve të njëkohshme (deri në 1 milionë pajisje për një kilometër katror).

5G nuk është vetëm një rrjet i shpejtë: është një mënyrë e re për të menaxhuar qasjen në internet për miliona njerëz dhe pajisje të lidhura në të njëjtën kohë.

Shkurtimisht, 5G premton të shtrijë dukshëm potencialin e Internetit, duke e lejuar atë të ofrojë më shumë përmbajtje dhe cilësi më të lartë, duke mbështetur në mënyrë të konsiderueshme zhvillimin dhe duke siguruar qasje të njëkohshme në rrjet për miliona pajisje të ndryshme që mund të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe të shkëmbejnë informacion.Gjithashtu do të lejojë miratimin në shkallë të gjerë të sistemeve komplekse, për shembull për makinat pa shofer, të cilat duhet të shkëmbejnë miliarda informacion në sekondë për të punuar në mënyrë efikase dhe të sigurt.

E teksa ende presim rrjetin 5G, sot, çfarë ndodh në internet në një minutë?

Shifrat janë mbresëlënëse: çdo 60 sekonda dërgohen 188 milionë e-mail-e, mbi 1 miliardë euro janë shpenzuar në internet, 390,000 aplikacione shkarkohen dhe pothuajse 42 milionë mesazhe të çastit janë shkëmbyer, ndërsa 46.200 imazhe të reja janë ngarkuar në Instagram dhe kanë bërë 3.8 milionë kërkime në Google.

 

Zjarr Tv Ad