Fitore dhe fishekzjarre, spektakël në Totenham Stadium Stadium i ri, zakon i vjetër.Totenham fitoi në ndeshjen e parë të saj në stadiumin e ri kundër Crystal Palace.
Skuadra e Pochettinos triumfoi me rezultatin 2-0 me golat e Son Heung-min dhe Christian Eriksen. Mbrëmja filloi me një ceremoni madhështore ku një spektakël fishekzjarresh “ngriti” në këmbë të 59 mijë tifozët që kishin ardhur enkas për këtë event historik të “spursave”.
Koreani Son Heung-min hapi serinë e golave në minutën e 55-të. Lojtari hyri në historinë e skuadrës si lojtari i dytë pas Tom Smith në 1899 që shënon golin e parë në impiantin e ri që ka kushtuar 850 milionë stërlina.
Për të mbyllur llogaritë mendoi Eriksen që në minutën e 80-të pas një rrëmuje në zonë shënoi me të majtën golin e fitores. Me këtë triumf, Totenham “ngjitet” në kuotën e 64 pikëve në vendin e tretë në kampionat.
Kishin kaluar 689 ditë nga hera e fundit që anglezët kishin luajtur në “White Hart Lane”.