Merkato e verës do të jetë mjaft e nxehtë në shtëpinë e Barcelonës. Mosha e madhe e disa prej futbollistëve aktual në “Camp Nou” është e madhe dhe drejtuesit katalanas janë të gatshëm të bëjnë çmendurira për të sjellë futbollistë të rinj në gjirin e tyre.
Objektivat kryesorë të Blaugranëve janë Matthijs de Ligt dhe Luka Jovic, por për të arritur tek ta, Barcelona duhet të shes. Sipas “ESPN”, Philippe Coutinho, Samuel Umtiti dhe Ivan Rakitic do të nxirren në shitje, me drejtuesit që kanë si synim të grumbullojë deri në 300 milionë euro të ardhura.
Interesimi për futbollistët nuk ka munguar, me Coutinho që kërkohet nga PSG e Manchester United. Këto të fundit kanë shfaqur interes edhe për mbrojtësin francez, Umtiti. Ndërkohë për Ivan Rakitic ka shfaqur interes Interi.