“E përcollën me bisht nën shalë”, Berisha: Ja si u hakmorr Rama ndaj kuksianëve

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish- kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital shkruan sot se Rama është hakmarrë ndaj kuksianëve, që e pritën dje me protestë, e sipas tij, “Edvin Kristaq Urrejtësi hakmerret ndaj Kukësit që e përcollën me bisht nën shalë!”.

“Kryeministri Narko shtetit urdhëron ndërprerjen e energjisë elektrike për Kukësin e fshatrat për rreth për hakmarrje. Mer shembull Maduron në Venezuelë . Nga fshati Shtiqen Kukës ”- shkruan Berisha, duke cituar denoncimin e një banori.

Një ditë më parë krahas reagimeve të tij, ish-kryeministri Berisha ka publikuar edhe foto nga rrethimi i qytetit Kukës nga forcat e shumta të policisë, kryesisht të “Reneas”.

Ish-kryeministri, ndër të tjera nuk kursen edhe një falënderim për gjithë banorët që protestuan kundër Ramës.

Zjarr Tv Ad