Zv. Ministrja Rovena Voda nis fushatën për Durrësin

0
235
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, një grua e shkathët dhe ambicioze ka filluar të luajë në super ligën e politikës së madhe, duke u propozuar si kandidate për Bashkinë Durrës. Rivali i saj më i fortë është Ardian Çela, i dosjes 339.

Pas disa sondazheve të PS Durrës, Voda zhvilloi inspektime në dy nga pikat kryesore hyrëse e dalëse kufitare, në Portin e Durrësit dhe në Morinë, Kukës. Ajo pati takime me zyrtarë policorë në këto dy PKK dhe bisedoi mbi planin e masave në kuadër të sezonit të ri veror turistik.

Znj.Voda inspektoi nga afër punën e strukturave kufitare, në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit për qytetarët. Gjithashtu u trajtua problematika dhe masat shtesë për të parandaluar rastet abuzive të lëvizjes në zonën Shengen, nga qytetarë shqiptarë.

Inspektimet patën në fokus luftën kundër trafiqeve të paligjshme, nga agjencitë ligj zbatuese në vend. Në Morinë u diskutua edhe mbi ecurinë e marrëveshjes me palën e Kosovës për kontroll të përbashkët, me modelin “Një ndalesë, Një kontroll.

 

Zjarr Tv Ad