20-vjeçari në gjendje kome, në makinë me Mira Kazhanin dhe moderatorja e ERTV-së

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja dalin nga aksidenti i djeshëm në autostradën Tiranë –Durrës, ku gazetarja Mira Kazhani aksidentoi rëndë një 20 vjeçar. Mësohet se gazetarja Mira Kazhani ka qenë e shoqëruar nga moderatorja Anjeza Maja, ndërsa kjo e fundit është thirrur në komisariat për të dhënë dëshmi mbi ngjarjen.

Aksidenti i rëndë ndodhi në autostradën, Tiranë-Durrës, ndërkohë që dy mikeshat po kheheshin nga qyteti bregdetar. Sipas policisë, 20-vjeçari ka tentuar të kalojë krahun tjetër të autostradës, për të shkuar në stacionin e autobusit, por është goditur në kokë dhe pjesë të tjera të trupit nga automjeti që drejtonte Mira Kazhani.

Kjo e fundit është shoqëruar në komisariatin numër 6 në Tiranë, ku është pyetur nga grupi hetimor, ndërsa 20-vjeçari i plagosur rëndë, ende i paidentifikuar gjendet në spital në gjendje kome dhe rrezik për jetën.

 

Zjarr Tv Ad