Balliu me banorët e Bulevardit të Ri: Policia i dhunoi

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu i pranishëm sot në rezistencën e banorëve të Bulevardit të Ri, shtëpitë e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe, u shpreh se policia me urdhër të Ramës i ka dhunuar. Sipas Balliut, kryeministri Rama me dëshirën e tij të plotë vendosi jo vetëm të mos i dëmshpërblejë por edhe t’i shkatërrojë banesat e këtyre banorëve.

Sot në mënyrën më barbare, me urdhër të Edi Ramës policia ka dhunuar këto qytetarë të cilëve po i prishen shtëpiat. Të kuptojmë çfarë ka ndodhur këtu. Ky është loti i tretë. Këto banorë që janë pronarë të këtyre shtëpiave, që bëjnë rreth 33 shtëpia i është bërë një vlerësim për shtëpiat e tyre dhe dihet që vlerësimi bëhet për t’i dëmshpërblyer. Më pas Edi Rama me dëshirë të tij, me vendim të tij vendosi të mos i dëmshpërblejë, thjesht vendosi si pushtues të shkatërrojë banesat e këtyre banorëve.

E vërteta është se protesta e këtyre banorëve ka filluar rreth 3-4 muaj më parë, kur kjo gjë është evidentuar. Duhet  të kemi parasysh se loti 1 dhe 2 janë dëmshpërblyer, ndërsa në lotin e 3 pavarësisht se bëhet fjalë për të njëjtin projekt, qeveria vendosi të mos i dëmshpërblejë. Akoma nuk janë dhënë paratë por janë dëmsh Unë i bëj thirrjeve banorëve që

Dua të falënderoj aktin e lartë moral të banorëve të Unazës, protestuesve të Unazës që erdhi në mbështetje të këtyre banorëve. Çdo qytetar duhet të marrë shembull. Të gjithë qytetarët duhet të bashkohen për të mbrojtur njëri tjetrin nga ky pushtues. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mbrojnë njëri tjetrin nga ky njeri.

Përballë këtij njeriu nuk ka ligj, se ligji ka rënë drejtësia ka rënë. I ftoj këta qytetarë që në datë 13 të marrin në dorë fatet e vendit, për të zhdukur Rilindjen një herë e mirë.”-u shpreh Balliu.

 

Zjarr Tv Ad