Turqia superfuqi në ajër, SHBA bën lëvizjen befasuese

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mosmarrëveshjet e vazhdueshme me Turqinë dhe fakti që shteti turk ka vendosur të blejë avionët e gjeneratës F35, duket se ka shtyrë Amerikën, të dhurojë super avionët e saj.

Nga sa raportohet, SHBA është gati që avionët se saj F35 t’ia dhurojë Greqisë, Rumanisë dhe Polonisë për të barazpeshuar fuqinë atlantike kryesisht në ballkan.

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se nën-admirali Mathias Winter, kreu i zyrës së F35 në Pentagon tha se “klientët e ardhshëm potencialë përfshijnë Singaporin, Greqinë, Rumaninë, Spanjën dhe Poloninë”.

Ndonëse Greqia është përballur me krizë financiarë, Athina zyrtare kurrë nuk i ka ulur investimet në ushtri dukë u renditur ndër të paktat vende të NATO-s që shpenzon 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen.

Ekziston frika se blerja e sistemit rus S400 nga ana e Turqisë mund t’i japë mundësi rusëve që të mësojnë pikat e dobëta të avionëve të rinj amerikanë F35.

Drejtuesit e dy komiteteve të Senatit Amerikan, kanë paralajmëruar Turqinë se rrezikon të përballet me sanksione të ashpra nëse vazhdon planet për blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 të Rusisë.

 

Zjarr Tv Ad