Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shkencëtarët izraelitë kanë printuar për herë të parë në botë, në format 3D zemrën e njeriut.
Profesor Tal Dvir nga Universiteti i Biologjisë Molekulare dhe Bioteknologjisë thotë se “Kjo është hera e parë që një zemër e tërë, me gjak dhe qeliza printohet.”
Ndërsa Nadav Noor, një student i mjekësisë shpjegon: “Për herë të parë ne printuam materiale dhe qeliza nga ato njerëzoret dhe krijuam një kompleks gjeometrik të zemrës. Të gjitha zemrat e printuara deri tani, për aq sa ne dimë, janë të krijuara nga materiale sintetike apo materiale të tjera, të cilat nuk derivojnë nga pacientët.”, shkruan euronews.