Kosova, 20 mijë euro për Notre Dame. Haradinaj: Mijëra qytetarë tanë në Francë

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qeveria e Kosovës  ka dhuruar një shumë simbolike prej 20 mijë eurosh për rindërtimin e katedrales Notre-Dame në Paris. Shuma do të merret nga kategoria e shpenzimeve.

“Ky është një gjest, nuk është se ne e rinovojmë ne Notre Dame.Shumë simbolike” tha Haradinaj.

Ndërsa vendimi i Haradinaj ka ngjallur reagime të shumta në radhët e opozitës, Kryeministri pati këtë përgjigje:

“Nuk e kanë mirë ata që po mundohen me ja u shëndosh zemrat të varfërve dhe të sëmurëve. Në raste të caktuara edhe Franca na i shëron njerëzit. Po thonë Franca është e pasur por sot në Francë strehohen dhjetëra  dhe mijëra qytetarë të vendit tonë, edhe të Prishtinës. Të mos nxitojmë. Dëgjova deklaratat por ruajuni se janë dhjetëra dhe mijëra qytetarë tanë në Francë, marrin para çdo muaj”.

Një ditë më parë edhe qeveria shqiptare akordoi një fond prej 100 mijë eurosh në ndihmë të francës për rinovimin e kadedrales së Notre Dame e cila u dogj nga zjarri.

 

Zjarr Tv Ad