Në dhjetë vitet e ardhshme shtëpitë mund të lidhen në mënyrë automatike dhe mund të vendosin ato për jetën tonë si për shembull; çfarë të hamë ose nëse është koha për të bërë më shumë ushtrime fizike, nëse duhet të bëjmë një dush apo nëse do të duhet të vendosim një makinë larëse.
Parashikimi ekstrem dhe dystopian është nga Amy Webb, profesor i Shkollës së Biznesit të Neë York University dhe themelues i Institutit të Ardhmërisë Sot.
“Shtëpia juaj e zgjuar është një burg i zgjuar dhe nuk ka ikje”, tha Amy Webb për festivalin në Austin të Teksasit.
Jeta jonë në të ardhmen do të varet gjithnjë e më shumë nga teknologjia deri në atë pikë sa nuk do të jemi më në gjendje të shpëtojmë nga sistemi operativ në të cilin jetojmë.
Sipas Amy Webb, ekzistojnë tre faktorë që favorizojnë këtë skenar.
E para është përhapja e pajisjeve inteligjente.
E dyta është përhapja, e asistentëve virtualë që janë gjithnjë e më të zakonshëm në shtëpitë tona.
Faktori i tretë është angazhimi i të gjithë lojtarëve të teknologjisë së madhe në sektorin e shëndetësisë shpesh me partneritet me spitalet dhe kompanitë e sigurimeve që gjithnjë e më shumë i regjistrojnë zakonet tona.
Sipas analistëve të IDC, rritja e tregut të smart shtëpirave është konstante: midis 2019 dhe 2023 pajisjet do të jenë 1.6 miliardë në botë.