Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e sotme në Shkodër, mirëpo përfaqësues Partisë Demokratike dhe mbështetës protestues, bllokuan hyrjen në Bahçallëk.
Lidhur me situatën e tensionuar të krijuar, ka ardhur reagimi i Kryeministrit.
Ai shkruan, “Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u’a kanë udhëheqësit e verbër”.
Gjatë protestës për të penguar kalimin e Kryeministrit protestuesit kanë djegur goma makinash dhe kanë bllokuar rrugën, çka ka sjellë ndërhyrjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Gjatë këtyre momenteve ka pasur edhe përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë.
Protestuesit prihen nga ish-deputetët demokratë Flamur Noka dhe Bardh Spahia.