Saga e hakmarrjeve në Shkodër, vrasësi i Bilalëve, djalë i Licajve

0
186
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ibrahim Lici është shpallur në kërkim nga policia si ekzekutori i vëllezërve Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 mars të këtij viti në Shkodër. Por ky ishte akti i fundit i sagës së hakmarrjeve dhe përplasjeve mes grupeve kriminale në Shkodër.

Në pranga për ngjarjen kanë përfunduar dy persona, konkretisht Arsen Stojku, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe Myslym Rama, 23 vjeç, po nga fshati Mjedë, për të njëjtën vepër penale.

Por kush është 26-vjeçari Ibrahim Lici, i dyshuari kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali? Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se ai është nipi i Fatbardh Licit i vrarë më 8 gusht 2018 dhe djali i Mustafë Licit, anëtar i këshillit bashkiak në Shkodër dhe drejtues i partisë Mendimi i Djathtë Liberal.

Nga ana tjetër viktima Fatbardh Lici është kunati i Lulzim Kullës, biznesmenit të njohur ndaj të cilit u bë atentat më 13 janar të vitit të kaluar me lëndë shpërthyese ku mbeti i plagosur.
Ky atentat dyshohet se ishte dhe ngjarja që prishi qetësinë mes grupeve në Shkodër.

Në këtë atentat, të kryer pranë tregut më popullor të qytetit, mbetën të plagosur 8 persona, mes të cilëve edhe vetë Kulla. Ngjarjet sipas policisë lidhen me hakmarrjen dhe përplasjen mes grupeve kriminale si dhe aktivitetin e djalit të Astrit Bilalit i cili mbeti i vrarë më 30 mars, Asmirit, një ish-kampion i sportit të boksit, i arrestuar në shtator të vitit të kaluar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.

Grupet kriminale që veprojnë në Shkodër kanë një histori më shumë se 25-vjeçare, mbushur me vrasje, kërcënime, trafik droge, prostitucion, rrëmbim të pronave, etj. Gjatë viteve, disa prej grupeve u larguan nga skena pas vrasjes së drejtuesve të tyre. Mbijetuan grupet më të fuqishme, ato që ishin organizuar në bazë familje.

 

Zjarr Tv Ad