Basha uron besimtarët ortodoksë “Gëzuar Pashkën”

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë  Demokratike, Lulzim Basha i uron Pashkën të gjithë besimtarët ortodoksë.

Basha përcjell urimet me frazën e lashtë “Krishti u ngjall!”, “Vërtet u ngjall!”.

“Këtë të dielë, teksa besimtarët ortodoksë i drejtohen njëri-tjetrit me urimin e lashtë “Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!”, ju uroj nga zemra secilit prej tyre: të dashur miq, vëllezër dhe motra Gëzuar Pashkën!”

Kreu i demokratëve e mbyll urimin e tij me bekimin që “Zoti t’i bekojë shqiptarët”.

“Për shumë vjet gëzuar këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën!

Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”

 

Zjarr Tv Ad