Aksident në ‘Drag Race’ në Sllatinë, ndërpritet gara

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë është duke u zhvilluar “Drag Race 2019”. Gara është ndërprerë për disa minuta për shkak të një aksidenti të ndodhur në fund të pistës, raporton Insporti.com.

Garuesi Bejtullah Berisha pasi kaloi finishin u përplas me veturën e tij të tipit BMW në gomat e vendosura si mbrojtëse. Për fat mirë Berisha nuk pësoi lëndime dhe gara pritet të nis pasi të pastrohet pista.

Veç garuesve të shumtë nga Kosova, do të ketë edhe shumë të tillë nga rajoni, ndërsa hijeshinë e garës sigurisht do ta japin mërgimtarët tanë që aktualisht gjenden për pushime në Kosovë. FASK ka përgatitur edhe shumë shpërblime e befasi, të cilat do ta bëjnë atmosferën edhe më të mirë.

 

Zjarr Tv Ad