Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Manchester City do të luajë në udhëtim kundër Burnley sot në një përballje që parashikohet të jetë e vështirë për Cityn në përpjekje për ta mbrojtur titullin në Premierligë.
Skuadra e Pep Guardiolës e ka në dorë titullin në ligë, pasi ka një pikë më shumë se Liverpooli tri javë para fundit të kampionatit, raporton Gazeta Express.
Burnley është skuadër e papërshtatshme kur luan në shtëpi, ku nuk është mposhtur në katër javët e fundit dhe ndaj Cityn synon ta sigurojë edhe matematikisht mbijetesën në Premierligë.
Takimi mes Burnely dhe City luhet në Turf Moor dhe nis në orën 15:05.