Juncker: Nuk ka gjasa që Polonia të largohet nga Bashkimi Evropian

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Polonia nuk ka gjasa të largohet nga Bashkimi Europian edhe nëse partia qeverisëse Ligji dhe Drejtësia (PiS) rizgjidhet këtë vit, tha në një intervistë Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetës polake Rzeczpospolita nëse do të ketë një “Polexit” pas zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në vjeshtë në Poloni, Juncker tha: “Jo”.

“Polonia është me ne (me Bashkimin Evropian), sepse kemi vlera të përbashkëta,” tha Juncker.

Deklarata e tij është bërë ndërsa pjesa më e madhe e opozitës në Poloni ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se partia Ligji dhe Drejtësia mund ta çojë vendin jashtë BE-së.

PiS është në konflikt me Komisionin Evropian lidhur me ndryshimet në gjyqësor që kanë nisur prej  vitit 2016. Shumica e vendeve të BE mbështesin Komisionin Evropian. Të shqetësuar nga fakti se qeveria shpërfill standardet themelore demokratike në këtë vend prej 38 milionë banorësh, Komisioni ka nisur një proces verifikimi për të përcaktuar nëse Polonia respekton sundimin e ligjit. Partia gjithashtu është përplasur me Brukselin në aspektin e mbrojtjes së mjedisit dhe migracionit.

 

Zjarr Tv Ad