Heroina e Kosovës nesër në Kongresin Amerikan do të dëshmojë për barbarinë serbe

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për 20 vjet dhunën që u ushtrua ndaj saj e mbajti të fshehur. E tash ka filluar ta rrëfejë, jo vetëm në Kosovë por edhe deri në Amerikën e largët. Vasfije Krasniqi-Goodman, nesër do të rrëfejë para Kongresit Amerikan për dhunën që përjetoi nga dy burra serbë kur i kishte vetëm 16 vjec.

Në Kongresin Amerikan Krasniqi-Godman shkon me ftesë të kongresistit amerikan Eliot Engel. ‘Ambasadorja e guximit’, thotë për KosovaPress se ky takim për të është shumë i rëndësishëm.

Në Kongresin amerikan nesër pritet të marr pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga si dhe Ilir Bytyqi, i vëllai i Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi që u vranë mizorisht nga forcat serbe në vitin 1999. Kuvendi i Kosovës së fundmi ka formuar edhe një komision të përkohshëm për të dënuar krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë. E pyetur për përkrahjen e vendeve mike, Krasniqi-Godman shprehet optimiste që një ditë do të arrihet drejtësia për të gjitha viktimat.

“Unë jam shumë optimiste sepse unë tash në krejt botën jo vetëm në Kosovë që e kanë rrëfyer rrëfimin tim edhe për 20 mijë tjera, po shkoj edhe në shtete të tjera, me Evropë, me Azi, që tashmë kjo veç se po dihet është krim që ka ndodhur, por qëllimi jonë është që të pranoj Serbia që e ka bërë krimin edhe jam shumë optimiste që do të arrijmë drejtësinë. Edhe nëse nuk arrihet drejtësi për rastin tim, për 20 mijë persona tjerë, unë nuk dorëzohem pa u arrit drejtësia”, tha Krasniqi-Goodman.

Gruaja e cila u bë zë për të gjitha viktimat tjera, duke rrëfyer publikisht tmerrin e përjetuar më 14 prill të vitit 1999, ka edhe një mesazh për të gjitha viktimat tjera.

“Jeta vazhdon, mos të dorëzohemi, drejtësia do të vijë një ditë, ajo vonohet por do të vijë”, ka shtuar Krasniqi.

Vasfije Krasniqi-Godman para pak ditëve në Kosovë ka promovuar shoqatën “Drejtësi për të gjithë”, me anë të së cilës tenton që të arrihet drejtësi jo vetëm për vete por për të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë. Vasfije Krasniqi-Godman është ndër gratë e para e cila ka rrëfyer të gjithë atë që ka ndodhur para 20 viteve. Një gjykim ndaj dy burrave serbë që dhunuan Vasfijen është mbajtur por që gjykata të dy këta persona i ka liruar si të pafajshëm.

 

Zjarr Tv Ad