Takimi Rama-Merkel, Cakaj: Konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Punëve të Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj komenton takimin e kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane Angela Merkel, të zhvilluar sot në Berlin. Përmes një postimi në “Facebook”, Cakaj shprehet se në këtë takim Merkel konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë, për çeljen e negociatave.

“Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania.

Shqipëria do të vazhdon të luaj rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perendimorë 🇦🇱🇩🇪🇪🇺! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë “-shkruan Cakaj në Facebook.

 

Zjarr Tv Ad