Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një burrë dhe një grua janë arrestuar për publikimin online të fotove të trupit të Emiliano Sala në morg.
48-vjeçarja dhe 62-vjeçari morën fotot e mbetjeve të trupit të futbollistit dhe i publikuan në internet.
Në foto ishin mbetjet e trupit të sulmuesit argjentinas në morgun Holly Tree Lodge në Bournemouth. Futbollisti vdiq në një aksident ajror.
Burri dhe gruaja, të dy nga Wiltshire, u arrestuan me dyshimin se në mënyrë të paautorizuar prekën materialet kompjuterike.
Trupi i Emiliano Salës u gjet mes mbetjeve të avionit në ishullin Guernsey në 6 shkurt, ndërsa ai i pilotit ende rezulton të jetë i zhdukur.