Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Tre muaj pas vrasjes së bujshme në Selitë policia ndalon një të dyshuar. Policia e Tiranës ka ndaluar një të dyshuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë Arben Bilalit, ngjarje e ndodhur më 30 janar të këtij viti.
I ndaluari mësohet se është 47-vjeçari me iniciale A. Xh., i cili figuron me precedentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes së makinave.
Sipas burimeve nga policia, ai dyshohet se i ka siguruar mjetin “Benz” autorëve të vrasjes i cili u gjet vetëm pak minuta më vonë i braktisur në Mjull Bathore, çka do të thotë se është takuar dhe i ka parë autorët.
Arben Biliali u ekzekutua pranë shtëpisë së tij me 10 plumba, ndërsa familja e tij ishte në konflikt dhe e ngujuar. 9 vite më parë, u vra dhe i vëllain, Leonard Bilali.