Britania shpall “gjendje emergjente për ambientin dhe klimën”

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parlamenti britanik ka miratuar një mocion të liderit opozitar, Jeremy Corbyn, për të shpallur “gjendje emergjente për ambientin dhe klimën” si dhe për të marrë masa për mbrojtjen e ambientit për gjeneratat e ardhshme.

“Sot ne kemi parë diçka të mrekullueshme: Parlamenti britanik ka miratuar mocionin e laburistëve dhe është bërë shteti i parë në botë që ka shpallur gjendje emergjente për ambientin dhe klimën”, është shprehur Corbyn.

Mocioni jodetyrues është miratuar në mënyrë anonime. Ai i bën thirrje Qeverisë së kryeministres britanike, Theresa May që të bëjë propozime në parlament në gjashtë muajt e ardhshëm për të “përmirësuar ambientin natyror në Britani”.  Ky mocion po ashtu kërkon rritje të mbështetjes dhe hapa ambiciozë për energji të ripërtrishme dhe transport.

Ky hap vjen pas gati dy javëve të protestave në Londër nga disa grupe aktiviste, të cilët kanë kërkuar marrjen e masave kundër ndryshimeve klimatike.

Ministri britanik i Ambientit, Michael Gove është takuar me aktivistët, mirëpo ka zhgënjyer shumë prej tyre pasi situatën e ka cilësuar “serioze” dhe jo “emergjente”.

 

Zjarr Tv Ad