Me vendosjen e taksës për mallrat serbe nga ana e Kosovës, ekonomisë serbe i shkaktohet dëm më shumë se 500 milionë euro në vit, thotë Marko Gjuriq.
Gjuriq, drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Çështje të Kosovës, e pyeti Prishtinën se kush është përgjegjës për kontrabandën në territorin e Kosovës dhe cilat kompani po përfitojnë nga tatimi mbi mallrat serbe, raporton B92, transmeton zeri.info.
Në një konferencë shtypi, Gjuriq theksoi se është e pavërtetë deklarata nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi se dëmet nga taksa janë vetëm disa milionë euro.
“Përpjekjet për të zvogëluar këtë dëm në mënyrë që të zvogëlohet presioni mbi Prishtinën nga bashkësisë ndërkombëtare nuk është gjë tjetër veçse një shtrembërim i realitetit dhe prezantimi i pasaktë i fakteve”, tha Gjuriq. Ai shtoi se Thaçi dhe përfaqësuesit e tjerë të Prishtinës, në vend që të ulin dëmin që masat e tyre po shkaktojnë në marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve dhe ekonomisë serbe, duhet të japin përgjigjen për pyetjen se kush është përgjegjës për kontrabandën me mallrat serbe në territorin e Kosovës, për të cilën foli dhe Thaçi.