Para se Emiratet e Bashkuara Arabe të njiheshin për pasurinë e madhe të tyre të naftës, rajoni kishte një burim tjetër të pasurisë të lidhura me ostriket, perlat e tyre. Tani një lloj i ri i ostrikes po lulëzon në Gjirin Persik, një lloj i ngrënshëm. Dhe së shpejti ata mund të ndihmojnë Emiratet e Bashkuara Arabe të zvogëlojnë nevojën e tyre për të importuar deri në 85% të ushqimit të tyre, duke përfshirë ostriket evropiane.
Sidoqoftë, në ujërat e ngrohta në brigjet e Fujairahut, një zonë vetëm dy orë në veri lindje të Dubait, ajo zgjat vetëm rreth tetë deri në 12 muaj. Është këtu që skocezja Ramie Murray krijoi fermën e parë të ostrikeve në vend, Dibba Bay Oysters, në vitin 2016, duke prodhuar ostrike shumë të shijshme për vendasit.
Ostriket zakonisht kërkojnë shumë ushqim dhe ujë të pastër për të mbijetuar. Dibba Bay ndodhet në ujë të hapur përgjatë Oqeanit Indian, dhe vazhdimisht merr rryma të pastra dhe është e vetmja fermë përgjatë vijës bregdetare. Së bashku me përbërjen kimike, ato përfitojnë jashtëzakonisht nga klima.
Ndërkohë që ostriket në Oqeanin Paqësor rriten me shpejtësi në muajt e verës, ato në thelb shkojnë në letargji sapo fillon dimri.
“Për shkak të temperaturës së ujit, ostriket rriten pesë deri në 10 herë më shpejt sesa kudo tjetër bë botë”, shpjegon Murray. “Por çdo gjë tjetër, gjithashtu, është një lloj shpërthimi i jetës atje”.
Ferma aktualisht prodhon rreth 25,000 deri në 30,000 ostrike në muaj, duke dërguar në restorante të ndryshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, çfarë ka bërë që edhe vendi mos importojë më këtë lloj ushqimi nga vende të tjera.