Xhaçka në aeroplanmbajtësen e SHBA

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka parë nga afër aeroplanmbajtësen amerikane “Abraham Lincoln”, e cila vijon stërvitjen prej 10 ditësh në ujërat e detit Adriatik.

Ministrja Xhaçka teksa shprehu përshtypjet e saj për vizitën në aeroplanmbajtësen e SHBA-së, shtoi se marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të shkëlqyera.

Ministrja Olta Xhaçka ishte e shoqëruar edhe nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

“Aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln” prej ditësh po stërvitet në ujërat e detit Adriatik. Një prej 10 aeroplanmbajtësve të SHBA është njëherësh vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare amerikane 👏. Vizita në të, ishte jo vetëm një eksperiencë e bukur, por mbi të gjitha, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera që vendi ynë ka me aleatin e tij strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës 🇺🇸🇦🇱️ në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë.

Faleminderit Ambasadës Amerikanë në Tiranë U.S. Embassy-Tirana për ftesën dhe komandantit të aeroplanmbajtëses, kapiten Brouëne USS Abraham Lincoln MËR për mikpritjen, në stërvitjen më të veçantë pranë brigjeve shqiptare⚓️”- shkruan ajo.

 

Zjarr Tv Ad